Miliarderi ukrainas vritet nga raketat ruse

31 Korrik 2022 | 13:27

Një nga biznesmenët më të pasur të Ukrainës është vrarë së bashku me gruan e tij nga raketat ruse që goditën qytetin jugor të Mykolaiv.

Oleksiy Vadatursky, 74 vjeç dhe gruaja e tij Raisa humbën kur një raketë goditi shtëpinë e tyre gjatë natës, shkruan BBC.

Vadatursky zotëronte Nibulon, një grup i përfshirë në eksportet e grurit, si dhe kishte marrë çmimin “Hero i Ukrainës”. Nibulon ka ndërtuar shumë objekte magazinimi dhe infrastrukturë për eksportimin e grurit.

Ukraina dhe Rusia janë eksportuesit kryesorë të grurit dhe drithërave dhe ndërprerja e eksporteve të shkaktuara nga lufta ka bërë që çmimet e ushqimeve të rriten në mbarë botën.

Të dy vendet nënshkruan një marrëveshje të ndërmjetësuar nga OKB në Turqi javën e kaluar, që synon lehtësimin e krizës ushqimore. Por dërgesat ukrainase pritet të jenë të ngadalta mes kontrolleve të rrepta të sigurisë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët

Inteligjenca artificiale po përdoret gjithnjë e më shumë në spitalet europiane, nga diagnostikimi i sëmundjeve deri te përmirësimi i organizimit të punës, por mungesa e...
22:27 | 16/07/2026

Vala e të nxehtit në Europë, mbi 12 mijë vdekje gjatë muajit qershor

Vala ekstreme e të nxehtit që përfshiu Europën në fund të muajit qershor ka shkaktuar të paktën 12 mijë vdekje shtesë në rreth 10 vende...
22:09 | 16/07/2026

Studimi: Netët tropikale po na prishin cilësinë e gjumit dhe reduktojnë orët e tij

Ndryshimet klimatike po ndikojnë drejtpërdrejt edhe në gjumin e njerëzve. Një analizë e re zbulon se temperaturat e larta gjatë natës po i shkaktojnë botës...
21:40 | 16/07/2026