‘Miliona njerëz mund të vdesin’, Zelensky i kërkon Perëndimit të veprojë
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se “miliona njerëz” mund të vdesin nëse bota nuk e ndihmon Ukrainën para se të jetë “shumë vonë”.
Në një intervistë me Sky News, Zelensky përsëriti kërkesën e tij që liderët perëndimorë të vendosin një zonë ndalim-fluturimi mbi vendin e tij.
Duke apeluar që liderët botërorë të veprojnë më shpejt, ai tha: “Mos prisni që unë t’ju pyes disa herë, një milion herë. Mbyllni qiellin”.
Vendet perëndimore, përfshirë SHBA-në dhe Britaninë e Madhe, kanë përjashtuar një zonë ndalim-fluturimi pasi kjo mund t’i sjellë në konflikt të drejtpërdrejtë me Rusinë.
Zelensky tha se vendet perëndimore do të krijonin një zonë ndalim-fluturimi, por vetëm pasi të kishte filluar “Lufta e Tretë Botërore” dhe deri atëherë “do të jetë tepër vonë”.
Ai shtoi: “Më besoni, nëse zgjatet në këtë mënyrë, do të shihni… ata do të mbyllin qiellin, por ne do të humbasim miliona njerëz”.
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 15:23 Qeveria iraniane paralajmëron për rritjen e çmimeve të naftës
- 15:14 Irani: Është bërë përparim në bisedimet me Omanin për Ngushticën e Hormuzit
- 15:05 Janjiç: Vuçiç ka frikë nga Radojçiç, ai mund të dëshmojë kundër presidentit serb
- 14:55 Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë
- 14:46 Makina del nga rruga dhe përfundon në përrua, 5 viktima dhe 2 të plagosur në Antalia
- 14:36 Kurti nga veriu i Kosovës: Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbijetojë i pandëshkuar