Paskal Milo: Shqipëria strehoi vetëm 300 hebrenj gjatë luftës, Rama gënjeu

29 Nëntor 2022 | 21:39

Historiani Paskal Milo, ka lëshuar deklaratën e fortë duke thënë se kreu i qeverisë Edi Rama ka gënjyer duke thënë se Shqipëria në kohën e Luftës së Dytë Botërore ka strehuar rreth 3 mijë e 700 hebrenj.

Milo i ftuar në emisionin ‘Now’ në Euronews Albania, tha se në kohën e luftës vendi ynë strehoi vetëm 200-300 hebrenj dhe këto të fundit u mbrojtën nga familjet shqiptare dhe jo nga shteti.

Por deklarata e tij u kundërshtua nga Ardit Bido drejtor të Arkivave të Shqipërisë.

Pjesë nga debati:

Paskal Milo: Kemi 30 vjet që ulemi dhe ngrihemi dhe flasim për  këtë ngjarje. Ne nuk duhet të hiperbolizojmë disa ngjarje siç kemi bërë deri tani. Dëgjova një deklaratë që bëri Rama në Izrael dhe foli që në Shqipëri ka pasur në luftën e Dytë Botërore 3 mijë e 700 hebrenj. Është absurde, nuk është e vërtetë. Ka vetëm 200-300 hebrenj.

Ardit Bido: Kjo është para luftës

Paskal Milo: Po flas më shumë përgjegjësi, në vitet e luftës, në Shqipëri nuk kanë qenë më shumë se 200-300 hebrenjë.

Ardit Bido: Kjo nuk është e vërtetë.

Paskal Milo: Nuk jam këtu për të korrigjuar gabimet e kryeministrit, ai është artist, unë jam historian. Flas me përgjegjësi. Janë familjet atdhetare që shpëtuan hebrenjtë, ata i fshehën ata i mbrojtën.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026

“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje

Blendi Gonxhja, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë të enjte në Now mbi protestën qytetare. Përfaqësuesi i qeverisë ka bërë një kronologji...
22:02 | 02/07/2026

Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia

Blendi Gonxhja, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë mbrëmje në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania në lidhje me protestën qytetare...
21:41 | 02/07/2026