Milori: SPAK veproi politikisht korrekt që thirri brenda ditës Veliaj dhe Këlliçin

26 Dhjetor 2024 | 21:36

Gazetarja Mirela Milori tha në emisionin Now në Euronews Albania se SPAK u tregua korrekt që thirri brenda ditës Erion Veliaj dhe Belind Këlliçin.

Sipas saj, zgjedhja për ti marrë të dy në pyetje nuk është e rastësishme por një mënyrë për të treguar se institucioni është i pandikuar politikisht.

“Unë mendoj se sot SPAK është treguar politikisht korrekt, mora këtë mora këtë, të dy përballë njërin-tjetrit. Dosjet ecin paralel, jam i pandikuar, nuk njoh ngjyra, thotë Dumani. Unë e shoh kështu”, tha ajo.

Kryebashkiaku i Tiranës u paraqit në ambientet e SPAK në orën 08:55 të enjtes dhe doli nga Prokuroria pas rreth 5 orësh, duke mos dhënë asnjë koment për mediat.

Veliaj besohet se është marrë në pyetje mbi hetimin pasuror ndaj familjarëve të tij të nisur nga Prokuroria e Posaçme.

Po sot në SPAK ishte edhe Belind Këlliçi, ku siç tha më vonë për mediat kishte dhënë të gjitha sqarimet lidhur me diplomën e gjimnazit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Ulje taksash dhe rishikim pensionesh”, kancelari i Gjermanisë prezanton paketën e reformave

Koalicioni i përbërë nga CDU, CSU dhe SPD ka rënë dakord për 34 masa, të cilat përfshijnë ulje të taksës mbi të ardhurat për shtresat...
17:41 | 02/07/2026

Aeroportet evropiane në alarm, sistemi EES sjell vonesa dhe radhë të gjata

Sistemi EES, një mekanizëm për regjistrimin e shtetasve të huaj që hyjnë dhe dalin nga zona Schengen, rrezikon të shkaktojë kaos në aeroportet evropiane gjatë...
17:26 | 02/07/2026

Lumasi me prodhim të bollshëm pjeshke, fermerët ankohen për çmimin e ulët të shitjes

Prodhimi i pjeshkës dhe nektarinës në Lumas të Cërrikut ka qenë i bollshëm këtë vit, por fermerët thonë se çmimet e ulëta të shitjes po...
17:06 | 02/07/2026