Mina me telekomandë, tritol dhe drogë në banesë| Arrestohen babë e bir në Shkodër

31 Tetor 2022 | 14:29

Megaoperacioni policor “Qarku” është finalizuar në fazën e tij të tetë.

8 banesa në lagje të ndryshme të Shkodrës janë kontrolluar.

Petrit Kubazi dhe djali i tij Gldis Kubazi u arrestuan në flagrancë, ndërsa djali tjetër me iniciale G.K, 16 vjeç u procedua në gjendje të lirë për shkak të moshës.

Në banesën e tyre u gjetën 3 mina me telekomandë, të lidhura me telefon, 8 kallëpe tritoli C4, gati për përdorim, me peshë totale 1 kilogramë e 600 gramë, kapsolla detonatore të lidhura me tela, të gatshme për përdorim, 1 armë gjahu (shotgun) me 2 gjerdanë dhe 50 fishekë, 1 radio si ato të Policisë, 1 aparat për bllokimin e valëve, 3 aparate celulare dhe 1 armë sportive.

Banesa e shtetasit me iniciale Cuf Mataj u kontrollua gjithashtu. Prej moshës së madhe ai u procedua penalisht, ndërsa djali i tij nuk ishte në banesë në momentin e kontrollit dhe është shpallur në kërkim.

Gjithsej, gjatë kontrolleve të ushtruara në banesa, në kuadër të fazës së 8-të të këtij megaoperacioni u sekestruan:  2 armë zjarri, 3 mina me telekomandë, 1 kilogramë e 600 gramë lëndë eksplozive C4,  2 armë  gjahu, 1 armë sportive, 1 bllokues valësh, 2 radio si të Policisë dhe fishekë luftarakë të llojeve të ndryshme.

Armët e sekuestruara do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme, pasi dyshohet se janë përdorur në ngjarje kriminale të ndodhura më parë në qarkun Shkodër, por jo vetëm, raporton policia.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Apeli i Posaçëm lë në fuqi sekuestron ndaj 25 pasurive të Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës

Apeli i Posaçëm ka rrëzuar këtë të martë ankimin e Argita Berishës dhe Jamarbër Malltezit për heqjen e sekuestros ndaj 25 pasurive të paluajtshme. Shkalla...
12:54 | 28/07/2026

Aksident në Portin e Durrësit, kamioni përplas shoferin nga Kosova. Dërgohet me urgjencë në spital

Një drejtues kamioni është përplasur aksidentalisht në portin e Durrësit nga një tjetër kamion. Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm kur shoferi me origjinë nga...
12:25 | 28/07/2026

Vrasja e Albi Bashaliut, vëllai dëshmon në GJKKO: E mora vesh nga televizioni, nuk di kush e vrau

Në seancën e kësaj të marte në GJKKO ndaj Laert Haxhiut po vijojnë dëshmitë për episodet e vrasjeve për të cilat ai akuzohet. Në lidhje...
12:20 | 28/07/2026