Minishengeni ballkanik, Ramush Haradinaj tregon ”rrezikun” e madh që i kanoset Kosovës
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur rreth marrëveshjes ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë, e cila u firmos me “bekimin” e presidentit Donald Trump më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë.
Gjatë një interviste në emisionin “Balkan Talks” në Euronews Albania me gazetarin Franko Egro, ish-kryeministri e cilësoi si historike këtë marrëveshje, por shtoi se ka pika në të që ai i sheh me shqetësim, dhe njëra prej tyre është pjesa e “minishengenit”.
Lideri i AAK-së theksoi se Kosova do ishte mirë të krijonte fillimisht një treg të përbashkët me Shqipërinë, dhe pastaj si një treg më i madh të hynin së bashku në zonën e quajtur si “minishengen”.
“Ne e kemi mirëpritur këtë marrëveshje, kuptohet se kjo e arritur është falë angazhimit të Shtëpisë Bardhë dhe presidentit Donald Trump dhe bashkëpunëtorëve të tij dhe në përkujdesen e tij. Ka shumë zhvillime që me vërtet janë historike në këtë marrëveshje, por i kemi disa shqetësime, shqetësimet lidhen tek zbatimi i minishengenit për shkak se ekonomia e Kosovës është në një stad më të vonuar se ekonomia e Serbisë ose e ekonomitë e rajonit. Kishim pasur dëshirë që kjo t’i paraprinte një tregu mes Kosovës dhe Shqipërisë, që në të kemi një treg të përbashkët, dhe më pas si një treg më i madh të integrohemi në tregun rajonal”, tha ai.
Ai beson se Kosova dhe Serbia mund të arrijnë tek njohja reciproke nëse do ketë energji politike, ashtu siç tregoi vetë presidenti Donald Trump.
“Kemi patur disa vështirësi në avancimin e interesave tona si Kosovë. Është hequr pika dhjetë,që e parashikonte njohjen reciproke, pastaj ka pasur edhe disa lëvizje të tjera. Kosova nuk ka rrugë tjetër, për të kërkuar njohjen reciproke. Në rast se ka energji politike sikurse kishte nga Trump, është e mundshme”, tha ai.
Lexoni gjithashtu:
Haradinaj: Lajçak s’e përparon dot dialogun, marrëveshja me Serbinë ka nevojë për Merkel e Macron
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 20:43 Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 20:38 Vuçiç reagon kundra deklaratës së ministres së tij: Ne duhet të jemi për paqe dhe stabilitet, kurrë pastrim etnik, pikë
- 20:29 Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera
- 20:17 Abdixhiku pranon Kuvendin e jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij, ndërpret negociatat me Kurtin
- 20:16 Berisha: Le t’u shprehim nderimin më të madh atyre dhjetëra mijëra qytetarëve që çdo natë luftojnë me me narko-diktaturën
- 20:15 Protesta qytetare në Tiranë, dita e 46-të e tubimit para Kryeministrisë