Ministeriali i Taorminës, Hasani: Zgjerimi i BE-së, zgjedhje strategjike për paqen

19 Qershor 2025 | 13:09

Në 70-vjetorin e Konferencës historike të Mesinës dhe Taorminës, një moment kyç në rrugëtimin drejt krijimit të Bashkimit Evropian, ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare dhe kandidate u mblodhën për të reflektuar mbi të kaluarën dhe për të diskutuar të ardhmen evropiane në një kontekst të ri gjeopolitik.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, z. Igli Hasani, mori pjesë në këtë ministerial, ku theksoi rëndësinë e zgjerimit të BE-së si një projekt i pambaruar dhe me rëndësi strategjike për paqen dhe stabilitetin në kontinent.

“Uroj që ky përvjetor i 70-të të jetë më shumë se një përkujtim – duhet të jetë një thirrje për guxim. Zgjerimi nuk është një barrë – është një premtim për paqe, për dinjitet, për një kontinent që refuzon të ndahet midis qendrave dhe periferive. Zgjerimi nuk është një proces administrativ, por një zgjedhje strategjike për paqen. Evropa nuk mund të jetë e plotë pa Ballkanin Perëndimor,” – deklaroi ministri Hasani.

Duke folur për rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, ministri theksoi:

“Për ne, rruga drejt Evropës nuk është çështje komoditeti, por një thirrje kombëtare. Shqipëria ka hapur 4 grup-kapituj në negociata dhe synon të hapë edhe dy të tjerë brenda këtij viti. Objektivi ynë është mbyllja e negociatave deri në vitin 2027 dhe anëtarësimi në BE deri në fund të dekadës.”

Ministri Hasani theksoi se angazhimi i Shqipërisë ndaj integrimit evropian është i palëkundur dhe se vendi vazhdon të luajë një rol aktiv në nismat rajonale dhe në mbështetje të vlerave evropiane.

“Rruga jonë drejt BE-së është e pandarë nga rrugëtimi i rajonit. Shqipëria vazhdon të jetë një aktor konstruktiv në promovimin e dialogut dhe stabilitetit. Por edhe angazhimi i BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor duhet të jetë i besueshëm,” – shtoi ai.

Konferenca e Mesinës dhe Taorminës e vitit 1955 u bë gur themeli për Traktatet e Romës dhe më pas krijimin e BE-së. Kjo ngjarje përkujtimore në Taorminë shërben si një moment reflektimi dhe orientimi për të ardhmen e përbashkët evropiane.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme

Ambasada britanike në Prishtinë ka publikuar një komunikatë, në të cilën thuhet se një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme britanike ka dënuar ashpër deklaratat e...
14:30 | 16/07/2026

Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale

Është prezantuar këtë të enjte Qendra e Komandës dhe Kontrollit, një nga komponentët kryesorë të projektit kombëtar “Smart City”. Në ceremoninë ku morën pjesë Kryeministri...
14:18 | 16/07/2026