Ministeriali në Tiranë| Hasani: Të arrijmë diçka që të jetë e prekshme nga qytetarët
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka mbajtur fjalën e tij në konferencën e përbashkët me ministren për punët e Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock dhe komisionerin Oliver Varhelyi.
Ai përmendi dy nga sektorët kyç në agjendën e Procesit të Berlinit, siç janë energjia dhe transporti. Sidoqoftë, Hasani theksoi se kanë punuar edhe në fusha të tjera që do të ndihmojnë rajonin të integrohet në tregun e përbashkët.
“Ajo që duam të arrijmë është një rigjallërim i procesit të integrimit europian të vendve tona, të konkretizohet në masa që së pari janë të prekshme nga qytetarët e vendeve tona duke ndikuar në jetën e tyre të përditshme e së dyti të përgatisim ekonomikisht vendet tona për anëtarësim duke krijuar kushtet që ekonomitë tona të funksionojnë në mënyrë të suksesshme brenda tregut të përbashkët europian,” – u shpreh Hasani.
Këtë të premte në Tiranë mbahet ministeriali mes ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor dhe disa ministrave të Bashkimit Europian.
Ky takim i cili drejtohet nga Igli Hasani, i paraprin samitit të Procesit të Berlinit më 16 Tetor në kryeqytet.
LEXONI GJITHASHTU:
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë
U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh
- 10:44 Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin
- 10:41 Von der Leyen mbërrin në Kiev me një paketë të re mbështetjeje ushtarake për Ukrainën
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
- 10:28 Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein