Ministri i Drejtësisë: Qeveria miraton amnistinë penale, 447 të dënuar lirohen menjëherë

6 Shkurt 2026 | 13:11

Qeveria miratoi këtë të enjte projektligjin e Amnistisë Penale. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave.

Sipas ministrit, nga kjo amnisti përfitojnë 447 persona që lirohen menjëherë nga institucionet e vuajtjes së dënimit, ndërsa 853 të dënuar të tjerë përfitojnë ulje dënimi. Mes përfituesve ka gra, të mitur dhe shtetas të huaj.

Lamallari bëri të ditur se, bazuar në të dhënat e përditësuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, Shërbimi i Provës dhe Prokuroria e Përgjithshme, 5077 persona të dënuar me masa alternative amnistohen nga Shërbimi i Provës. Po ashtu, duke nisur nga viti 2024, pushohet ndjekja penale për rreth 14 mijë procedime për vepra penale të lehta.

Ministri i Drejtësisë theksoi se amnistia ka si qëllim uljen e mbipopullimit në burgje dhe fokusimin e sistemit të drejtësisë në rastet me rrezikshmëri reale shoqërore, duke respektuar standardet evropiane dhe rekomandimet e Këshillit të Evropës.

Lamallari u shpreh se pret që Kuvendi ta shqyrtojë projektligjin pa vonesa, në mënyrë që efektet e amnistisë të nisin sa më shpejt. Ai theksoi se nga kjo amnisti përjashtohen subjektet e Prokurorisë dhe Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Projektligji i amnistisë pritet të depozitohet në Kuvend, ku do të shqyrtohet fillimisht në komisionet parlamentare dhe më pas në seancë plenare.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama konfirmon deklaratën e Rutte-s: Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në Tiranë

Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar deklaratën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, se samiti i ardhshëm i Aleancës së Atlantikut të Veriut do...
15:45 | 08/07/2026

Rutte nga Turqia: Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në Shqipëri

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, njoftoi këtë të mërkurë nga Turqia se samiti i radhës i Aleancës së Atlantikut të Veriut do të...
15:28 | 08/07/2026

Deklarata e plotë e Samitit të Ankarasë: NATO riafirmon mbrojtjen kolektive dhe mbështet Ukrainën

Liderët e vendeve anëtare të NATO-s kanë miratuar Deklaratën përfundimtare të Samitit të Ankarasë, ku riafirmojnë angazhimin për mbrojtjen kolektive sipas Nenit 5 të Traktatit...
15:08 | 08/07/2026