Ministri i Jashtëm kroat, Radman: Mbështesim ambicien e Shqipërisë për integrim

24 Nëntor 2025 | 16:26

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, u prit në një takim nga homologu i saj kroat, Gordan Grlić Radman.

Gjatë takimit bilateral, të dy ministrat diskutuan për ngritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve në një nivel të ri institucional, duke nisur me përgatitjen e Mbledhjes së Parë Ndërqeveritare, si dhe mbajtjen e Komisionit të Përbashkët për Marrëdhënie Ekonomike, me qëllim nxitjen e shkëmbimeve tregtare dhe rritjen e investimeve.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, Ministri kroat deklaroi: “Kroacia mbështet fort ambicien e Shqipërisë për të mbyllur negociatat me BE, dhe përparimi i Shqipërisë është një shembull tipik i meritës në rrugën drejt integrimit europian.”

Nga ana e saj, Spiropali shkruan: “Në takim diskutuam për prioritetet e konektivitetit në rajon, ku rëndësi e veçantë iu kushtua ndërlidhjes në infrastrukturë dhe energji, si dhe bashkëpunimit në siguri përmes marrëveshjes trilaterale Shqipëri-Kroaci-Kosovë.”

Më herët gjatë ditës, Ministrja Elisa Spiropali u prit nga Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanović.

Në fokus të takimit bilateral ishte perspektiva europiane dhe mbështetja e Kroacisë për integrimin e shpejtë të Shqipërisë në BE.

Gjatë takimit, Spiropali falenderoi presidentin kroat për mbështetjen politike dhe teknike që Kroacia vijon t’i japë Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit.

Sipas Spiropalit, eksperienca e Kroacisë gjatë procesit të anëtarësimit në BE tregon se reformat serioze dhe diplomacia proaktive japin rezultate konkrete, dhe Shqipëria është e vendosur të ndjekë të njëjtën rrugë.

Presidenti kroat vlerësoi angazhimin e Shqipërisë dhe kontributin e saj për paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal, duke veçuar partneritetin mes dy vendeve për sigurinë e përbashkët.

Spiropali theksoi: “Nder dhe kënaqësi pritja nga Presidenti i Republikës së Kroacisë, Zoran Milanović, për integrimin e shpejtë dhe të merituar të Shqipërisë në BE, për sigurinë e përbashkët, si dhe për vlerat që e bëjnë marrëdhënien tonë pikë referimi në të gjithë rajonin.”

Elisa Spiropali dhe Zoran Milanović
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Udhëheqësi i ri suprem i Iranit betohet për hakmarrje: Do të paguajnë për gjakun e babait tim

Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, ka premtuar hakmarrje për vrasjen e babait dhe paraardhësit të tij, Ajatollah Ali Khamenei, duke fajësuar Shtetet e Bashkuara...
14:11 | 11/07/2026

Mbi 1 mijë banorë pa ujë të pijshëm në Mokër, situatë problematike në 8 fshatra të Pogradecit

Më shumë se 1 mijë banorë në zonën e Mokrës, në Pogradec, kanë mbetur pa ujë të pijshëm prej disa ditësh. Problemi ka prekur 8...
14:04 | 11/07/2026

Pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të deputetëve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të shportës

Autoriteti i Konkurrencës ka nisur një monitorim të tregut të shitjes me pakicë të produkteve të shportës, pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të ngritura...
13:54 | 11/07/2026