Ministri i Jashtëm serb nga Parisi: Marrëdhëniet me Francën në nivel strategjik

10 Shkurt 2025 | 10:19

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriç, gjatë vizitës së tij në Paris, deklaroi se ngritja e marrëdhënieve me Francën në nivelin e partneritetit strategjik është një hap i rëndësishëm për Serbinë. Sipas tij, Franca mbështet Serbinë si në procesin e integrimit evropian, ashtu edhe në çështje të tjera me rëndësi kombëtare.

Në një deklaratë për gazetarët në Paris, ku po merr pjesë në Takimin Ministror të Partneritetit Global për Inteligjencën Artificiale (GPAI) së bashku me ministren e Shkencës, Zhvillimit Teknologjik dhe Inovacionit, Jellena Begoviç, Gjuriç tha se ky është një rast për të prezantuar Serbinë në një këndvështrim të ri.

“Vitet e fundit, falë përpjekjeve të presidentit Vuçiç dhe ekipit të tij, kemi arritur ta forcojmë ndjeshëm partneritetin strategjik me Francën. Këmbimi ekonomik mes dy vendeve llogaritet në miliarda euro, ndërsa bashkëpunimi shkencor po njeh rritje të vazhdueshme, siç vërehet edhe në këtë samit. Ky është një moment i rëndësishëm për Serbinë për t’u prezantuar në arenën ndërkombëtare nga një perspektivë e re,” theksoi Gjuriç, sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë.

Ai shtoi se Serbia po dërgon një mesazh të qartë mbi rëndësinë e inteligjencës artificiale, duke e konsideruar atë një burim që duhet të jetë i aksesueshëm për të gjithë dhe i bazuar në parime etike.

“Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të promovuar Serbinë si një vend që ka rritur tetë herë pjesën e sektorit të IT-së në PBB gjatë dekadës së fundit,” tha ai.

Gjuriç bëri të ditur se delegacioni serb do të prezantojë gjithashtu planet për organizimin e ekspozitës Expo 2027 në Beograd, gjatë një forumi në Paris që mbledh ministra nga vende të ndryshme.

Gjatë vizitës së tij, ministri serb pritet të takohet me homologun francez, Zhan-Noel Baro, për të diskutuar mbi forcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe tema të tjera kyçe.

“Do të bisedojmë për procesin e integrimit evropian të Serbisë dhe zhvillimet e fundit në vendin tonë. Dje u bë e ditur se presidentët Vuçiç dhe Makron kanë zhvilluar bisedime, kështu që takimi im me ministrin Baro do të shërbejë edhe si një mundësi për të shkëmbyer pikëpamje në nivel shtetëror,” përfundoi Gjuriç.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shpërthim me tritol në Shkodër, lënda plasëse ishte vendosur në një automjet. Policia jep detaje

Një shpërthim me tritol është regjistruar këtë të hënë në fshatin Gimaj në Shkodër. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në orët e...
14:15 | 06/07/2026

3 pozicione për anëtarë të KLP, Çela: Prokurorët e interesuar të paraqesin kërkesën me shkrim deri më 21 korrik

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela këtë të hënë shpalli thirrjen për paraqitjen e shprehjes së interesit nga prokurorët për tre pozicione për anëtarë në Këshillin...
14:00 | 06/07/2026

Erdogan gati të presë Trump dhe aleatët e NATO-s, gazetari i Euronews Albania jep detaje nga Ankaraja

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbardhur detajet e fundit mbi përgatitjet për Samitin e NATO-s në Turqi....
12:00 | 06/07/2026