Ministri i Mbrojtjes: Krenarë për ekipet e kërkim-shpëtimit që ndihmuan Turqinë
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka shprehur mirënjohjen për ekipin e Forcave të Armatosura dhe Emergjencat Civile të cilat kontribuan përgjatë 11-ditëve në operacionet e kërkim-shpëtimit në Turqi.
Përmes një postimi në facebook Peleshi shkruan se ekipet shqiptare të kërkim-shpëtimit kanë marrë vlerësimet maksimale si në turqi ashtu edhe brenda vendit.
“Krenari dhe mirënjohje pafund për 3 ekipet e vajzave dhe djemve nga Forcat e Armatosura, Emergjencat Civile dhe ekipet shëndetësore që kontribuuan përgjatë 11 ditëve në operacionet e kërkim-shpëtimit në zonat e shkatërruara nga dy tërmetet e fuqishme në Turqi.
Ata u nisën për t’u kthyer në Atdhe, duke marrë me vete edhe respektin e popullit turk, që njëherësh është vlerësim për Shqipërinë tonë. Të gatshëm dhe solidarë sa herë të jetë nevoja për kontributin tonë”, shkruan ministri i Mbrojtjes në facebook.
LEXONI GJITHASHTU:
Aksident i rëndë në Novoselë, humb jetën një person
Ekstradohet nga Dubai grupi kriminal të kërkuar për narkotikë, pastrim parash dhe mashtrim kompjuterik
Këndi i veçantë në bulevard, fëmijët pikturojnë teksa prindërit protestojnë (VIDEO)
- 22:32 Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz të shëndetit të tifozëve!
- 22:26 Witkoff dhe Kushner takohen me ekspertë bërthamorë në laboratorin kombëtar ‘Oak Ridge’
- 22:08 Aksident i rëndë në Novoselë, humb jetën një person
- 22:01 OKB-ja fajëson dezinformimin online për protestat jashtë zyrave të saj në Libi
- 21:51 Mesfushori i Gjermanisë, Lennart Karl dëmtohet në stërvitje. Mund të humbasë Kupën e Botës
- 21:43 Ekstradohet nga Dubai grupi kriminal të kërkuar për narkotikë, pastrim parash dhe mashtrim kompjuterik