Ministri serb: Situata në Kosovë e tensionuar, Kurti synon destabilizim

7 Dhjetor 2022 | 10:05

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviç deklaroi se situata në Kosovë është aq e tensionuar sa që incidenti më i vogël mund t’i çojë gjërat në drejtim të padëshirueshëm.

Sipas tij, kjo nuk mund të konsiderohet e çuditshme sepse Prishtina dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vazhdimisht po bëjnë lëvizje që synojnë destabilizimin dhe dëbimin e serbëve nga Kosova, shkruan Euronews Serbia.

Vuçeviç u shpreh se qeveria e Kurtit synon spastrimin etnik të territorit të Kosovës nga serbët, duke ushtruar terror.

“Është një situatë shumë e vështirë. Është e lehtë për ne nga Beogradi, Nishi dhe Subotica të themi se çfarë duhet bërë. Nuk është e lehtë t’i shpjegosh komunitetit serb në Kosovë se sa e rëndësishme është të qëndrosh i qetë, të mos bien në provokime, e në anën tjetër të mos poshtërohen, të zhvlerësohen më tej, duhet të kuptojmë edhe reagimet e tyre, ata nuk kanë ambient dhe jetë të njëjtë si qytetarët e tjerë të Serbisë”, theksoi ai.

Dy shpërthime u dëgjuan pasditen e së martës në Zubin Potok, ndërsa tri të tjera në Mitrovicë të Veriut – që të dyja komuna të banuara me shumicë serbe në pjesën veriore të Kosovës.

Sipas raportimeve të disa mediave serbe, shpërthimet në Zubin Potok ndodhën në kohën kur anëtarë të Komisionit Komunal Zgjedhor, nën përcjelljen e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, hynë në hapësirat e objektit komunal.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dy tërmete godasin jugun e Italisë, sa ishin magnitudat?

Një tërmet me magnitudë 4.1 ballë u regjistrua nga Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV) pak pas mesnatës, me epiqendër në Pizzone, një komunë...
10:02 | 25/07/2026

Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kundërshtuar rikthimin në sistemin e drejtësisë të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë që dhanë dorëheqjen në vitin 2022,...
15:55 | 24/07/2026

Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA

Një grup dypartiak ligjvënësish amerikanë po bën presion që sesioni vjetor i vitit 2027 i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) të zhvillohet...
15:52 | 24/07/2026