Ministri ukrainas: Rusia ka goditur 4\5 e termocentraleve konvencionale

8 Prill 2024 | 20:49

Rusia ka goditur deri në 80 % të termocentraleve konvencionale të Ukrainës dhe gjysmën e hidrocentraleve të saj, ka thënë ministri ukrainas i energjisë, German Galushchenko.

Sipas mediave të huaja, sulmet e fundit kanë qenë më të rëndat që nga fillimi i luftës, shtoi Galushchenko, sipas agjencisë së lajmeve AFP.

Moska besohet se ka nisur sulme pothuajse të përditshme në rrjetin elektrik të Ukrainës që nga fundi i muajit të kaluar.

Kharkiv, qyteti i dytë i Ukrainës, ka pësuar ndërprerje të energjisë elektrike.

“Deri në 80% e gjenerimit termik u sulmua,” u tha Galushchenko gazetarëve në Kiev.

“Më shumë se gjysma e prodhimit të hidrocentraleve dhe një numër i madh nënstacionesh po ashtu”, tha ai më tej.

Ky është “sulmi më i madh në sektorin energjetik të Ukrainës” që nga fillimi i konfliktit në shkurt 2022, tha ministri.

Galushchenko tha se “shkalla dhe ndikimi i këtyre sulmeve është shumë më i madh” se ato të mëparshme.

Stacioni më i madh bërthamor i vendit, në Zaporizhzhia, u kap nga trupat ruse jo shumë kohë pasi ata nisën pushtimin e vendit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një shpjegim mbi të ashtuquajturën “Paketa e Maleve”, duke iu referuar një analize të bërë nga ChatGPT....
22:30 | 24/07/2026

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026