Ministria e Financave “zbarkon” në Uashington, gazetari zbulon arsyen

13 Tetor 2022 | 21:40

Gazetari Bardhi Sejdarasi thotë se forcat politike duhet të gjenin konsensusin për të ligjin e amnistisë fiskale.

Në emisionin Now në Euronews Albania, gazetari u shpreh se ende nuk ka një draft final lidhur me këtë projektligj, pasi drafti i muajit qershor që u kundërshtua nga FMN, iu nënshtruar konsultimeve publike për 3 muaj.

Ai zbuloi se ministrja e Financave dhe zyrtarë të këtij institucione janë sot në Uashington për të diskutuar lidhur me këtë gjë.

“Amnistia do konsensus, forcat politike duhet ta gjenin konsensusin duke propozuar shtesa, ndryshime, ose ta fshinin fare që s’bëhet. FMN deklaroi që kishte parë vetëm draftin e qershorit, ndërkohë në shtator ka draft tjetër. Sot ministrja e Financave dhe Ekonomisë dhe zyrtarë të tjerë sot janë në Uashington për të diskutuar për këtë gjë. Asnjë nuk e ka draftin që po negociohet. Drafti është i vitit 2019 u shty për shkak të pandemisë dhe në qershor 2022 u hodh në konsultim publik 3 muaj”, tha gazetari.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026