Ministrja britanike sulmon ish-futbollistin, Braverman: Ndihem e fyer!
Deklarata e pak kohëve më parë e bërë nga legjenda e futbollit anglez, Gary Lineker në lidhje me mënyrën se si po trajtohen emigrantët e paligjshëm në Mbretërinë e Bashkuar nuk është pritur mirë nga ministrja e Brendshme, Suella Braverman.
Në reagimin e tij, Lineker e cilësoi mënyrën se si autoritetet britanike po veprojnë me atë të Gjermanisë naziste të viteve 1930.
Lineker aktualisht vijon karrierën si moderator sporti i emisionit ‘Match of the day’ në BBC, ndërkohë këta të fundit pritet të marrin masa ndaj tij. Në një reagim të bërë nga ministrja Braverman, ajo pohoi se ndihet e fyer nga deklarata e ish-futbollistit, teksa pohon se masat e autoriteteve britanike të cilat janë absolutisht të ligjshme dhe proporcionale.
E pyetur nëse Lineker duhet të japë dorëheqjen apo të shkarkohet nga BBC, Braverman pohoi se ajo çështje i takon televizionit, ndërkohë e ftoi ish-futbollistin të vizitojë Kentin dhe Donverin për të parë se si trajtohen emigrantët.
Gary Lineker është kritikuar edhe më tej në lidhje me qëndrimet e tij politike, të majta, ndërsa ka kritikuar më parë edhe Liz Truss. Në vijim pritet të ketë sërish reagime nga ana e 62-vjeçarit, teksa nuk ka asnjë masë të marra nga BBC.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta