Ministrja e Jashtme e Kosovës nderon viktimat e Holokaustit në Izrael
Gjatë ditës së dytë të vizitës në Izrael, ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla është pritur nga homologu i saj izraelit Yair Lapid.
Në fillim të takimit, siç bëhet e ditur nga komunikata për media, Gërvalla ka shprehur konsideratën e lartë për shtetin e Izraelit nga Qeveria dhe populli i Kosovës, duke vlerësuar njohjen dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit si një ngjarje shumë të rëndësishme për Republikën e Kosovës, raporton KosovaPress.
Ministrja Gërvalla e njoftoi homologun e saj me zhvillimin e gjithmbarshëm dhe progresin e arritur në Kosovë, angazhimin e Qeverisë së Kosovës për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe orientimin strategjik për integrime euro-atlantike.
Gjatë takimit Gërvalla e falënderoi ministrin Lapid për pritjen e ngrohtë dhe gatishmërinë e shprehur për të thelluar bashkëpunimin në të gjitha fushat, përfshirë ekonominë, arsimin, teknologjinë dhe inovacionin, edukimin, shkencën, kulturën, kinematografinë, e dëshmuar me nënshkrimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit në fushat përkatëse.
Gjithashtu, në vazhdim të vizitës në Izrael, Gërvalla, vizitoi sot qendrën përkujtimore Yad Vashem në Jerusalem, ku u njoh nga afër me historinë tronditëse të Holokaustit, të dokumentuar në mënyrë shumë mbresëlënëse në këtë qendër përkujtimore.
Gjatë ceremonisë zyrtare, ministrja Gërvalla ndezi flakën e përhershme dhe vendosi një kurorë me lule në emër të Republikës së Kosovës. Më pas, ministrja Gërvalla vizitoi pavijonin e ndërtuar në kujtim të një milion e gjysmë fëmijëve të vrarë gjatë Holokaustit dhe pas një shënimi në gjuhën shqipe në Librin e Përkujtimit iu drejtua të pranishmëve me një fjalim të shkurtër.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë
Kurti nga veriu i Kosovës: Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbijetojë i pandëshkuar
Vuçiç: Kosova pjesë e Serbisë, po forcojmë ushtrinë për të mbrojtur vendin
- 09:45 Protestuesit zhvendosin tubimin nga Parlamenti në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”
- 09:37 Nga vezët te domatet e specat, protestuesit ndryshojnë “arsenalin” para Parlamentit (VIDEO)
- 09:25 Protestuesit e Gjeneratës Z në Indi detyrojnë largimin e një ministri, por çfarë vjen më pas?
- 09:15 Rihapet Kapshtica, rinis lëvizja pas 4 orësh bllokim nga protesta e doganierëve grekë (VIDEO)
- 09:04 Kuvendi në dy seanca, pritet votimi me procedurë të përshpejtuar i marrëveshjes ushtarake me Shtetet e Bashkuara
- 08:54 Protestuesit mblidhen te Parlamenti, policia bllokon të gjitha rrugët hyrëse (VIDEO)