Ministrja e Shëndetësisë në spitalin e Beratit, Sala: Do zgjerojmë gamën e analizave

2 Prill 2026 | 14:23

Spitali Rajonal i Beratit po kryen rikonstruksion në disa shërbime të bllokut operator, ndërsa aktiviteti mjekësor vijon pa ndërprerje.

Sipas autoriteteve spitalore, stafi po përballon fluksin e pacientëve duke garantuar shërbimet bazë dhe ekzaminimet laboratorike gjatë gjithë periudhës së punimeve.

Gjatë një vizite në ambientet e spitalit, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, u ndal në laboratorin e analizave, ku u njoh nga afër me ecurinë e shërbimeve diagnostikuese.

Në bisedë me personelin, ajo theksoi se është rritur numri i analizave, kryesisht për shkak të shtimit të rasteve me sëmundje kronike, çka ka sjellë ngarkesë më të lartë pune për laboratorët.

Ministrja u shpreh se ekzaminimet laboratorike vijojnë të kryhen çdo ditë, me prioritet për rastet urgjente.

Sipas saj, po shqyrtohet edhe mundësia për zgjerimin e gamës së analizave, përfshirë disa tregues molekularë, në bashkëpunim me specialistë të fushës.

Punimet në infrastrukturë dhe ndërhyrjet në shërbime pritet të vijojnë në funksion të përmirësimit të kushteve në spital.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbi 1 mijë banorë pa ujë të pijshëm në Mokër, situatë problematike në 8 fshatra të Pogradecit

Më shumë se 1 mijë banorë në zonën e Mokrës, në Pogradec, kanë mbetur pa ujë të pijshëm prej disa ditësh. Problemi ka prekur 8...
14:04 | 11/07/2026

Pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të deputetëve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të shportës

Autoriteti i Konkurrencës ka nisur një monitorim të tregut të shitjes me pakicë të produkteve të shportës, pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të ngritura...
13:54 | 11/07/2026

Video e dhunës ndaj adoleshentes, ekspertët ngrenë alarmin për bullizmin

Videoja e dhunës ndaj një adoleshenteje, e cila u bë virale në rrjetet sociale, ka rikthyer diskutimet mbi sjelljen agresive te të rinjtë. Ekspertët e...
17:26 | 10/07/2026