Ministrja gjermane e Mbrojtjes jep dorëheqjen
Ministrja e Mbrojtjes e Gjermanisë, Christine Lambrecht, ka dhënë dorëheqjen pas një sërë gabimesh dhe katastrofash.
Dorëheqja e saj vjen në një periudhë ku Berlini është nën presion në rritje për të lejuar dërgimin e tankeve luftarake të ndërtuara nga Gjermania në Ukrainë.
Sipas asaj që raportojnë mediat e huaja, Lambrecht u tall për njoftimin e saj se Gjermania po mbështeste Ukrainën duke dërguar 5000 helmeta ushtarake.
Ajo gjithashtu u kritikua gjerësisht për dështimin në përmirësimin e forcave të armatosura të Gjermanisë.
Zonja Lambrecht, një anëtare e socialdemokratëve (SPD) të kancelarit Olaf Scholz, gjithashtu u kritikua kur u zbulua se ajo kishte marrë djalin e saj në një udhëtim me një helikopter ushtarak.
Në një deklaratë dorëheqjeje të parë nga agjencia kombëtare gjermane e lajmeve, zonja Lambrecht tha: “Mujajt e përqendrimit të medias tek unë nuk lejojnë raportime dhe diskutime të bazuara në fakte për ushtarët, ushtrinë dhe politikën e sigurisë në interes të qytetarëve gjermanë.
Qeveria gjermane po përballet me thirrje të rinovuara për të miratuar dorëzimin e tankeve Leopard 2 të prodhimit gjerman.
Nuk është ende e qartë se kush do ta pasojë zonjushën Lambrecht.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit
Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve