Ministrja gjermane: Mbështesim anëtarësimin e Kosovës në BE dhe NATO
“Gjermania mbështet rrugëtimin e Kosovës drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe NATO.”
Kështu deklaroi ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Prishtinë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Megjithatë, sipas saj, ka ende disa procedura që duhet të përmbushen nga ana e Kosovës.
“Gjermania e mbështet shumë qartë rrugëtimin e Kosovës drejt anëtarësimit në BE dhe NATO. Mirëpo, kjo rrugë duhet të ecet dhe mund të ketë edhe pengesa, mirëpo ne e mbështesim Kosovën në këtë rrugë. Kjo nënkupton se edhe në kuadër të procesit të anëtarësimit në BE, ne po mundohemi në kuadër të Procesit të Berlinit, t’i japim një dinamikë këtij procesi, në mënyrë që pengesat të hiqen dhe parakushtet të krijohen”, tha ministrja.
Ajo shtoi se Gjermania do t’i qëndrojë në krah Kosovës edhe sa i përket mbështetjes ushtarake.
LEXONI GJITHASHTU
Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë
Kurti nga veriu i Kosovës: Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbijetojë i pandëshkuar
Vuçiç: Kosova pjesë e Serbisë, po forcojmë ushtrinë për të mbrojtur vendin
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid