Ministrja Margariti tregon se kush mund të përfitojë nga bonusi i rijetëzimit

15 Nëntor 2022 | 13:14

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti tha për Euronews Albania se 41 qytetarë kanë përfituar nga bonusi i rijetëzimit për të restauruar banesat e tyre.

Sipas saj numri më i lartë i fituesve ka qenë ne Berat dhe Gjirokastër.

Ministrja sqaroi se nga bonusi i rijetëzimit përfitojnë qytetarët që kanë banesat e tyre në zonat historike apo arkeologjike.

“Është nisma më e re Ministrisë së Kulturës, quhet bonusi i rijetëzimit, është nisma që bën bashkë buxhetin e shtetit dhe fondin e qytetarëve,ata të citët jetojnë në qendrat historike, jo domosdoshmërisht që shtëpinë e tyre ta kenë monument kulture, por pjesë të zonë historike. Ata mund ta restaurojnë shtëpinë e tyre jo vetëm për ta mirëmbajtur por edhe për ta kthyer atë në funksione, si bujtinat, hotelet, ekspozita fotografish. Këtë vit patëm 96 aplikues, 41 fitues. Numri më i lartë ka qenë në Berat dhe Gjirokastër”, u shpreh ajo.

“Kritetet janë edhe në bazë të rëndësisë së objektit, por edhe të formulës së biznesit, sa persona do të punësohet, sa i qëndrueshëm është. Kemi parashtruar gjithashtu edhe aspektin social, nëse kemi një emigrant që do të kthehet në qytetin e tij për investuar, i japim ekstra-pikë”, tha ajo më tej.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përfiton nga amnistia penale, lirohet Erisa Fero nga burgu i grave në Pojskë

Erisa Fero ka fituar sot lirinë nga burgu i grave në Pojskë, pasi përfitoi nga amnistia penale. Ajo u arrestua në dhjetor të vitit 2022,...
10:23 | 15/07/2026

U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës

Rozeta Dobi, e njohur si pastruesja që vodhi qindra mijëra euro në një nga ngjarjet më të bujshme kriminale të vitit 2023, ka fituar këtë...
09:57 | 15/07/2026

Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)

Zjarri në zonën e Novoselës është riaktivizuar mëngjesin e kësaj të mërkure, duke rikthyer shqetësimin për përhapjen e flakëve. Edhe pse forcat zjarrfikëse arritën më...
09:23 | 15/07/2026