Ministrja Xhaçka paraqitet në SPAK: Jam në dispozicion të drejtësisë
Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme këtë të hënë, për t’u marrë në pyetje në cilësinë e personit që ka dijeni në lidhje me privatizimin e bazave detare të ushtrisë.
Në një prononcim për media, Xhaçka tha se nuk ka shkelur asnjëherë ligjin, por mbetet në dispozicion të drejtësisë për çdo çështje që është nën hetim.
“Padiskutim që unë jam në dospozicion të drejtësisë, kjo është arsyeja pse ne kemi punuar, luftuar dhe votuar që të gjithë jemi në dispozicion të drejtësisë, për t’u pyetur dhe për t’u kthyer përgjigje për ato çështje që duhet të hetohen. Unë nuk bëj përjashtim edhe në funksionin që kam. Është e mirëseardhur dita kur do të marrin fund shpifjet për përdorimin e aseteve për arsye elektorale, por edhe alarmi fals që asete që kanë qëndruar mes ndryshqeve do të kthehen në asete me vlerë si rasti i Sarandës. Nuk ka patur asnjëherë asnjë shkelje ligji”, tha Xhaçka.
LEXO GJITHASHTU:
Zjarr i madh në kodrat e Shtërmenit, në terren dhjetëra zjarrfikës
Evropa nën pushtetin e të nxehtit, automjetet e policisë hedhin ujë mbi qytetarët në Gjermani
Sot dita e 30-të e protestës në Tiranë, policia procedon penalisht 31 protestues
- 18:05 Momenti kur arrestohen dy të dyshuarit për masakrën me 6 të vrarë në Gjermani (VIDEO)
- 17:59 Pse Péter Magyar ngurron të bashkëpunojë me BE-në në çështjen e Ukrainës
- 17:51 A do të bëhet Vuçiç sërish kryeministër i Serbisë?
- 17:47 Korça mikpret “Vox Baroque”, muzika spanjolle dhe arti ndërkombëtar mbushin Galerinë e Arteve Dixhitale
- 17:45 U arrestuan për provokimet gjatë Vidovdanit, shtyhet më 1 korrik seanca ndaj 36 serbëve
- 17:42 Zjarr i madh në kodrat e Shtërmenit, në terren dhjetëra zjarrfikës