Ushtria dorëzon repartet, 85% e inventarit të Mbrojtjes në ankand

Pronat e ushtrise
9 Mars 2023 | 16:00

Ministria e Mbrojtjes ka pasur 1370 prona në inventarin e saj, por 85% i ka dorëzuar me argumentin se nuk mund t’i menaxhojë.

Pra, 1200 prona që kanë shërbyer për armatën e forcave të armatosura mund të merren nga individë apo kompani private. Kërkesa për privatizim nis në vitin 2010, me 670 repartet e parë, ndërsa me ndryshimet ligjore të vitit 2016 dhe 2017 është parë edhe rezultati i privatizimit.

Pjesa më e madhe e hektarëve është transferuar nga 5 bazat detare, Pashaliman, Kepi i Palit, Shëngjini, Saranda e Porto Palermo. Nga forca detare, për 6 vjet është janë shkëputur 133 hektarë, nga 204 që kishte ushtria aty.

Interesi për të investuar në to me hotele e resorte me përjashtimet fiskale, që ka shpallur qeveria ka qenë i madh pranë vijës bregdetare.

Por nga inventari i pronave të ushtrisë janë dorëzuar edhe repartet larg plazheve për shumën simbolike 1 euro, që janë transformuar në biznese.

Ajo çka reflektohet si ilegjitime në këtë histori, janë kontratat dhe njerëzit që i kanë firmosur ato. Për këtë, në SPAK ka pasur denoncim nga ish-zëvendëskomandanti i Forcës Detare, Artur Meçollari.

Ndërkohë, tkurrja e pronave të ushtrisë shihet me dyshime edhe nga opinioni publik, në aspektin e fuqisë ushtarake dhe mbrojtjes ndaj pushtimit të mundshëm të vendit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026