Miratimi i ndryshimeve në Rregulloren e Kuvendit, reagon OSBE
Prezenca e OSBE-së ka reaguar së fundmi dhe ka mirëpritur miratimin me konsensus nga Parlamenti të ndryshimeve në Rregulloren e Kuvendit. Në reagim OSBE thekson se ky miratim shënon një hap pozitiv për dialogun politik dhe për funksionimin e demokracisë parlamentare.
Sipas OSBE, ndryshimet pasqyrojnë një vendim të Gjykatës Kushtetuese, forcojnë reciprocitetin midis shumicës dhe opozitës dhe zgjerojnë hapësirën për një pjesëmarrje më aktive të të gjitha forcave në parlament.
“Zbatimi i duhur i Rregullores do të jetë thelbësor për të siguruar një praktikë parlamentare gjithëpërfshirëse dhe efektive dhe për të mbështetur përparimin e mëtejshëm në prioritetet e reformave të Shqipërisë”, thuhet më tej në reagim.
Me konsensus mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, Kuvendi miratoi këtë të enjte ndryshimet në Rregulloren e tij.
Pro ndryshimeve votuan 100 deputetë, ndërsa vetëm 1 votoi kundër. Kundër këtyre ndryshimeve votoi deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi.
Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
“Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid