Misteri i vrasjes së Aldo Moros, Moroni: Ende nuk dihet ku u mbajt për 55 ditë

7 Maj 2023 | 12:44

Më në 9 maj të vitit 1978, (45 vite më pare) u gjend trupi i pajetë i një burri në një automjet Renault të kuqe, në qendër të Romës.

Bëhej fjalë për Aldo Moron, presidentin e Partisë së Demokristianëve, i vrarë nga Brigadat e Kuqe pas 55 ditësh robëri.

Ilaria Moroni, drejtoreshë e Arkivit Flamigni tha në një intervistë për Euronews Albania se 45 vjet pas kësaj ngjarjeje që ka shenjuar historinë  e Italisë, dihen shumë gjëra, por shumë të tjera ende janë të panjohura.

Moroni tregoi se krimi zgjati 55 ditë, dhe nuk ishte i menjëhershëm. Ende sot si tha ajo, nuk dihet se ku u mbajt për 45 ditë Aldo Moro, pasi dëshmitë e terroristëve janë në kontradiktë me analizat mbi trupin e tij.

“Ky krim zgjati 55 ditë dhe nuk ishte i menjëhershëm. Moro u rrëmbye, eskorta u vra dhe u gjet i vdekur në 9 maj. Nuk dimë se ku është mbajtur Moro për 55 ditë, sepse deklaratat e terroristëve janë kontradiktore dhe analizat mbi trupin dalin kundër deklaratave të tyre, që tregojnë ku është mbajtur. Bëhet fjalë për një dhomë të vogël ku Moro nuk kishte mundësi të pastrohej apo të lëvizte. Por për 55 ditë ai shkruan letra dhe i dërgon ato jashtë, dorëshkrimi është gjetur në dy faza; një dorëshkrim me makinë shkrimi dhe një tjetër në të cilën, nëse do ishin publikuar në ’78, Italia do ishte tronditur pasi nxirrte lidhjet e shërbimeve sekrete me atentatet”, tregoi Morroni.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026