“Mjaft e mbrojtët Serbinë”- Kurti: Paguajmë përkëdheljen e Perëndimit për Beogradin

21 Shtator 2024 | 13:26

Perëndimi po mban një qëndrim shumë të butë me Serbinë, ndërsa kjo e fundit po mban portat hapur me Rusinë. Por, për kryeministrin Kurti, Kosova po paguan çmimin për këtë sjellje “përkëdhelëse”.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, thotë se zyrtarët perëndimorë po vazhdojnë të “përkëdhelin” Serbinë, të nxitur nga frika se Beogradi do të afrohet më shumë me Moskën.

Në një intervistë për agjencinë e lajmeve Reuters, kryeministri Kurti tha se Bashkimi Evropian po dështon të luajë rolin e arbitrit në zbatimin e një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga blloku për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi.

“Dikush duhet të thotë: ‘mjaft më ”, sepse edhe Kosova gjithashtu po paguan çmimin dhe kjo nuk është e drejtë”, tha ai.

Serbia ka refuzuar t’u bashkohet sanksioneve perëndimore kundër Rusisë për luftën e saj në Ukrainë edhe pse e ka dënuar agresionin e Moskës. Presidenti Aleksandar Vuçiç, ka thënë se vendosja e sanksioneve nuk është në interesin kombëtar të Serbisë.

Zyrtarët e Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara e kanë fajësuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për dështimin për të ecur përpara me marrëveshjen ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, të arritur në mars të vitit të kaluar në Ohër.

Por zoti Kurti i hodhi poshtë këto pohime dhe tha se Perëndimi po dështon të reagojë ndaj shkeljes së marrëveshjes nga pala serbe.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta me tensione sot te parlamenti lëndohen 4 policë

Gjatë protestës së organizuar këtë të martë pranë ambienteve të godinës së Parlamentit, në kohën kur zhvillohej seanca plenare, janë shënuar disa incidente dhe përplasje...
16:43 | 30/06/2026

Aksidenti tragjik i furgonit të Beratit, policia: 2 viktima dhe 15 të plagosur, oficeri Vatoci jep detaje nga vendi i ngjarjes

Drejtori i Policisë Rrugore ka dhënë detaje për mediat nga vendi i ngjarjes ku ndodhi aksidenti i rëndë i një furgoni të linjës Berat–Tiranë. Sipas...
16:35 | 30/06/2026

SPAK dërgon në gjyq ‘Rrumin’ e Shijakut dhe 7 të pandehur të tjerë

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen penale ndaj Aleksandër Lahos, i njohur si “Rrumi” i Shijakut, dhe shtatë personave të tjerë,...
16:32 | 30/06/2026