Mjekët veterinar të rrezikuar, Resuli: Në disa raste, nuk kanë mjete mbrojtëse

18 Janar 2024 | 17:40

Prania e sëmundjeve të ndryshme tek kafshët bujqësore rrit rriskun për infektim të personave që janë në kontakt të afërt. Presidenti i Urdhërit të Mjekut Veteriner, ngre shqetësimin se këto situata prekin mjekët të cilët shpesh punojnë edhe pa mjete mbrojtëse pasi ato mungojnë.

“Sa i përket mjekëve veteriner shtetëror shohim dhe mungesë të bazës mbështetesë të punës së tyre veterineare e cila na ka dhënë në statistike të ralla në krahasim me vite me përpara po na ka dhënë raste të kontaminimeve me sëmundje të ndryshme”, tha Ervin Resuli, President i Urdhërit të Mjekut Veterinar.

Po cilat janë mjetet e domosdoshme për mjekët veteriner, që në fakt nuk i dsiponojnë.

“Kryesisht flasim për mjete mbështetëse sic janë doreza, syze, veshjet një përdorimshe, desifektantët, cizmet, detergjentët që duhen paar se të hysh apo kur del nga ferma, këto janë mjetet mbështesin punën veterinare në terren”, tha Resuli.

Ashtu si tek njerëzit edhe sëmundshëmria tek kafshët është prezente. Në fund të vitit 2023, Instituti i Shëndetit Publik ka bërë me dije se në Kolonjë është konfirmuar prania e antraksit në 3 lopë të ngordhura, ndërsa veterineret ende janë nën monitorim pa shenja të transmetimit të sëmundjes.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026

Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues

Kreu i SPAK, Klodian Braho këtë të mërkurë po raporton në Komisionin për Nismat Qytetare mbi rezultatet e punës gjatë vitit 2025. Gjatë fjalës së...
11:19 | 15/07/2026

Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës

Policia e Durrësit ka vënë në pranga mbrëmjen e djeshme një 45-vjeçar me precedent të theksuar në fushën e vjedhjeve, i cili theu masën e...
11:00 | 15/07/2026