Mjekja: Alergjia nuk shërohet, personi mjekohet, por e vuan gjatë gjithë jetës
Mjekja alergologe Alkerta Ibranji tha në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania se alergjia është një sëmundje e pashërueshme.
Sipas saj çdo njeri që vuan nga alergjitë është i detyruar të jetojë me to gjatë gjithë jetës pasi bëhet fjalë për një sëmundje kronike.
“Është një sëmundje kronike, pavarësisht se simptomat i vuan me sezon, alergjia është me ty edhe kur ti fle dhe nuk ndjen asnjë lloj ankese. Pra, kush është alergjik, ngelet alergjik gjithë jetën. Pra, ekziston rreziku që të zhvillosh astma në një periudhë të caktuar të jetës,” – u shpreh alergologia.
Shumë persona alergjitë e stinës i lidhin me çeljen e luleve apo edhe qarkullimin e poleneve, mirëpo ka edhe disa faktorë të tjerë.
Mjekët thonë se ndryshimet e menjëhershme të temperaturave, të lagështirës, të presionit atmosferik, apo edhe erërat e ftohta mund të irritojnë rrugët e frymëmarrjes që nga hundët deri në bronket apo rëndime të astmës.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:51 Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit
- 22:14 “Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
- 22:13 Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së
- 22:10 Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
- 22:02 SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
- 22:02 Rubio: Vendim i drejtë nga FIFA për heqjen e pezullimit për Balogun