Mjekja alergologe: Nëse keni alergji nga një ushqim, përfundoni patjetër në spital
Mjekja alergologe Alkerta Ibranji tha në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania se një alergji e caktuar nga një ushqim të çon menjëherë në spital.
Sipas saj nëse një produkt ju shkakton reaksion, menaxhimi në kushte shtëpie është i pamundur.
“Alergjitë ushqimore, s’ka rëndësi kur ti e konsumon ushqimin. Absolutisht të rrezikon jetën,” – tregoi mjekja e cila theksoi se në botë renditet qumështi si produkti ushqimor që shkakton alergjitë më të mëdha.
Më pas vjen veza, frutat e detit, soja e me radhë.
Shumë persona alergjitë e stinës i lidhin me çeljen e luleve apo edhe qarkullimin e poleneve, mirëpo ka edhe disa faktorë të tjerë.
Mjekët thonë se ndryshimet e menjëhershme të temperaturave, të lagështirës, të presionit atmosferik, apo edhe erërat e ftohta mund të irritojnë rrugët e frymëmarrjes që nga hundët deri në bronket apo rëndime të astmës.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:51 Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit
- 22:14 “Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
- 22:13 Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së
- 22:10 Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
- 22:02 SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
- 22:02 Rubio: Vendim i drejtë nga FIFA për heqjen e pezullimit për Balogun