Mjekja gjinekologe: Vajzat rrallë sëmuren nga kanceri
Mjekja gjinekologe Kozeta Mustafaraj është shprehur se kanceri i qafës së mitrës në fazat e para mund të dallohet vetëm me kontroll.
Në një intervistë për “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ajo tha se pak vajza dalin me kancer në qafën e mitrës, pasi bëjnë kontrollet.
Sipas saj simptomat e kësaj sëmundje shfaqen, kur kanceri është shumë i zhvilluar.
“Vajzat vijnë për kontrollin rutinë dhe shohim se kemi probleme në qafën e mitrës me ndryshime qelizore. Pra dalin rezultate me ndryshime qelizore ose të dyshimta. Ky është varianti që kemi ndryshime të qafës së mitrës.
Mund të ndërhyhet, por duhet kuptuar se nuk kemi vetëm kancerin problem, por janë dhe lythat. Në momentin që shfaqen simptomat e para, kanceri i qafës së mitrës është tepër i zhvilluar. Vetëm me kontroll mund të dallohet që në fazë të parë kanceri i qafës së mitrës”- tha ajo.
Disa nga simptomat e kancerit sipas mjekes janë, dhimbje barku, hemoragji, infeksione të herë pas hershme.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve