Mjekja jep alarmin: Zhurma në vesh, fillimi i humbjes së dëgjimit
Një në katër persona në Angli do të vuajë nga humbja e dëgjimit deri në vitin 2030 për shkak të faktit se ata po dëgjojnë muzikë shumë me zë të lartë, sipas një studimi të ri.
Shifrat e publikuara së fundmi tregojnë se mbi 1/3 e pacientëve që mbërrijnë në spital me probleme dëgjimi janë nën 50 vjeç, duke llogaritur pothuajse 50.000 pranime.
Klodiana Zaharia, otorinolaringologe tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se kohët e fundit janë shtuar gjithnjë e më shumë numri i atyre personave që ankohen se dëgjojnë zhurma në vesh kur janë në moment e qetësie.
Kjo simptomë, shpjegoi mjekja është shenja e parë e nisjes së humbjes së dëgjimit.
“Është një simptomë botërore, kohët e fundit është vënë re se ka më shumë individë që ankohen për zhurma në vesh, zilka si koshere bletësh si gjinkalla, kur janë në qetësi. Manifestimi i rënies së dëgjimit mund të nisë nga zhurma në vesh, është fillimi i degjenerimit të nervit të veshit. Reagimi i menjëhershëm nga pacienti mungon pasi zhurma në vesh të bezdis, por nuk është nga ato simptoma që të bën të shkosh direkt te mjeku”, tregoi mjekja.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë