Mjekja kirurge: Vdekjet më të mëdha ndodhin nga gabimet e mjekëve dhe ilaçet

1 Shkurt 2024 | 08:46

Një 28-vjeçare ka ndërruar jetë pas një ndërhyrje kirurgjikale në një spital privat. E reja iu nënshtrua një procedure estetike të liposucionit (heqje dhjami) ditën e hënë, ndërsa të martën pësoi trompozë dhe ndërroi jetë.

Sipas familjarëve, 28-vjeçarja Irida Hasalla vuante dhe nga tumori në mitër për të cilin kurohej në Belgjikë por mjekët i thanë që kjo ndërhyrje nuk do të ndikonte në gjendjen e saj.

Mimoza Boçari, mjeke kirurge, e ftuar në emisionin ‘Good Morning Albanians’ në Euronews Albania, theksoi se shumica e vdekjeve në botë ka ndodhur nga gabimet mjekësore dhe komplikacionet e ilaçeve.

“Statistikat thonë se shumica e rasteve të vdekjeve në botë ndodhin nga gabimet mjekësore dhe komplikacionet e ilaçeve. Jemi ne  njerëzit që mjekun e trajtojmë në mënyrë kaq brutale ose i lëmë një dorë për të fituar para, duke i dhënë një rrogë të vogël.  Për mua është problem i madh personaliteti i shqiptarit që është i dhënë pas parasë. Ne rrezikojmë gjithçka vetëm për pa ra”-tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024