Mjekja Shahini: Shumica e fëmijëve kanë qenë më rëndë herën e dytë të infektimit
Mjekja Valbona Shahini u shpreh për Euronews Albania se shumica e fëmijëve që janë infektuar për herë të dytë me COVID, kanë qenë në gjendje më të rënduar shëndetësore se hera e parë.
“Në këtë periudhë të fundit kemi pasur shumë fëmijë që e kanë kaluar për herë të dytë COVID dhe hera e dytë ka qenë pak më e vështirë se hera e parë. Në një pjesë më të theksuar të rasteve ka qenë më i vështirë kalimi. Temperatura ka qenë më e lartë. Jemi detyruar t’i ndjekim me afër dhe t’u japim antibiotik”, u shpreh mjekja.
Znj. Shahini tregoi se edhe niveli i anti-turpave tek fëmijët që preken për herët të dytë është më i ulët.
Ajo theksoi se është pro vaksinimit anti-COVID tek fëmijët dhe se duhet të punohet më shumë me ndërgjegjësimin e prindërve dhe informimin.
“Hezitimi dhe skepticizmi është më i theksuar tek prindërit dhe ndërgjegjësimi duhet më i theksuar”, tha mjekja.
LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 12:37 Vidovdani/ Policia e Kosovës, kontrolle të rrepta serbëve në hyrje të Gazimestanit (VIDEO)
- 12:26 I nxehti brutal/ Mbi 1 mijë të vdekur në Francë, OBSH: Impakt tek shëndeti dhe ekosistemet
- 12:19 SHBA-Iran shkëmbejnë sulme, Trump: Teherani nuk do ekzistojë më
- 12:17 Vijojnë kërkimet për të mbijetuar nga tërmetet në Venezuelë, bilanci i viktimave 1.430
- 12:14 Kroçiera “Nautica” mbërrin në Portin e Durrësit me 665 turistë në bord
- 12:01 Venezuelë, familja e ish-lojtarit të Atromitos, Lucas Trejo, gjendet e vdekur në rrënoja