Mjekja: Të moshuarit ankohen për luhatje tensioni dhe dhimbje gjoksi prej vapës

24 Korrik 2023 | 07:54

Mjekja e familjes Violeta Kacorri tha në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania se të moshuarit po ankohen nga i nxehti për dhimbje gjoksi dhe luhatje të shpeshta tensioni.

Ndërkohë, sa i takon sëmundjeve që shkaktohen prej përdorimit të kondicionerit, mjekja tha se te moshat e vjetra është pak më e rrallë duke qenë se ata nuk e përdorin shumë mjetin freskues, së pari sepse e dinë që mund të sëmuren dhe ruhen dhe së dyti për të kursyer.

“Ndryshimet e temperaturës dhe temperaturat e larta tek pacientët të cilët kanë dhe hipertension, kanë dhe diabet japin luhatje të tensionit. Nëse tensioni arterial në periudhën e dimrit është pak më i rritur, në vlera më të rritura, në periudhën e verës ai tenton që të ulet. Ka të bëjë me mekanizmin. Ka pasur raste pafund dhe pjesa më e madhe kanë të bëjnë me luhatjet e tensionit. Dhimbje gjoksi ka pasur tek tuk,” – u shpreh Kacorri.

Sidomos në këto ditë të nxehta kondicioneri gjen përdorim kudo, në qendra tregtare, në transportin publik, në taksi, në dyqane, supermarkete, në zyra apo në çdo shtëpi tonën, por herë pas herë të gjithë kemi shqetësime sidomos kur temperatura e kondicionerit ulet shumë më tepër duke mos qenë në proporcion me të nxehtin që është jashtë.

Studimet thonë së të punosh në një mjedis të freskët është më produktive por padyshim që ka disa efekte anësore në shëndetin tonë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024