Mjeku bullgar: 960 persona vdesin çdo vit në Shqipëri nga kanceri i mushkërive
Mjeku bullgar Slaveyko Djambazov është shprehur se rreth 960 persona ndërrojnë jetë çdo vit si pasojë e kancerit të mushkërive.
Komentet Djambazov i bëri në një lidhje me emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, ku tha se në këto shifra ndikon edhe pamundësia e shqiptarëve për t’u kuruar.
Ai shtoi se cigarja është shumë e rëndësishme për t’u shmangur, pasi është një nga dëmtuesit kryesor të mushkërive.
“Të dhënat janë publike dhe janë të dhëna të cilat unë i kam marrë edhe nga persona me të cilët kam kontaktuar. 960 persona vdesin nga kanceri i mushkërive në Shqipëri çdo vit. Jam përpjekur ta shoh edhe në aspektin ekonomik këtë situatë.
Fakti që në Shqipëri mungojnë disa ilaçe, ndikon në shoqërinë shqiptare. Ka disa rrugë të caktuara dhe mënyra që njerëzit mund të kenë akses në disa ilaçe, në mënyrë që të kurojnë sëmundjen e tyre. Numri i pacientëve shqiptarë në raport me popullsinë, në krahasim me vendet e tjera, është më i ulët.
Por edhe për këtë numër të ulët nuk ka ilaçe dhe kapacitete për t’i kuruar. Duke qenë se po flasim me probleme me mushkëritë, cigarja është një gjë e rëndësishme për t’u shmangur”, është shprehur mjeku.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 11:12 Plagosi me thikë kushëririn pas një konflikti për motive të dobëta, arrestohet 60-vjeçari në Lushnje
- 11:06 Dyshohet se spiunonte për një vend të huaj, policia belge arreston praktikante e NATO-s
- 10:53 U merrte lekët qytetarëve dhe nuk ua riparonte makinat, arrestohet pronari i një servisi në Tiranë! Tentonte edhe t’i shiste mjetet
- 10:19 Përhapja e propagandës, Letonia ndalon librat, gazetat dhe videolojërat nga Rusia dhe Bjellorusia
- 10:02 Dy tërmete godasin jugun e Italisë, sa ishin magnitudat?
- 09:27 Moti i keq përfshin Lubinjën në Gramsh, breshëri shkakton dëme të mëdha në bujqësi dhe tokat e mbjella