Mjeku Sallabanda: Versioni i ri i lisë së majmunëve, më pak agresiv dhe infektues
Për mjekun Kita Sallabanda, lija e majmunëve nuk është shqetësuese, pasi kemi të bëjmë me një version të ri të virusit që është më pak agresiv dhe infektues.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, Sallabanda tha se OBSH-ja kishte menduar se ky virus nuk do kthehej sërish, por gjithsesi sëmundja është e kontrollueshme.
“Nuk është shqetësues sepse është një gjeneratë e re e lisë, që është më pak agresive, më pak infektuese , me shenjat që mund të kontrollohet më lehtë. Organizata Botërore e Shëndetësisë, tani po e konsideron linë e majmunëve si një sëmundje e transmetimit seksual. Kryesisht janë ato raste të trasmetimit homoseksual midis meshkujve.
OBSH mendoi që lija është një sëmundje që nuk ekzistonte më në botë. Nuk kemi pasur përhapje në Evropë dhe nuk janë kryer vaksinime. Ne e kosniderojmë si një sëmundje që është e kontrullueshme”, theksoi Sallabanda.
Përhapja e lisë së majmunëve është shpallur një emergjencë globale shëndetësore nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Klasifikimi është alarmi më i lartë që mund të lëshojë OBSH-ja dhe pason një rritje të rasteve në mbarë botën.
LEXONI GJITHASHTU
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)