Mocioni me debat, Berisha: Burimet e shtetit u përdorën për të kontrolluar votën
Në seancën e kësaj të enjte u zhvillua një mocion me debat për gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e raportit final të OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025.
Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij tha se zgjedhjet e 11 majit ishin një proces farsë ndërsa sipas tij, mazhoranca përdori të gjitha burimet njerëzore dhe financiare të shtetit për të kontrolluar vullnetin e shqiptarëve.
Berisha tha se gjatë vitit elektoral u arrestuan liderët e partive opozitare ndërsa u shpreh se bandat sollën në parlament 28 deputetë dhe se zyrtarë të lartë tentuan të ndryshonin raportet për zgjedhjet.
“Ishte një proces fund e krye farsë, tipike e narkodiktaturave. Me paratë e taksapaguesve shqiptarë, narkoregjimi organizoi 4,553 aktivitete. Ishte një proces ku pasardhësi i drejtpërdrejtë i xhelatit të diktaturës, Edi Rama, arrestoi gjatë vitit elektoral liderët e partive kryesore opozitare. Shteti përdori të gjitha burimet njerëzore dhe financiare dhe vendimmarrjen për të blerë votën e shqiptarëve dhe për të kontrolluar vullnetin e tyre”, deklaroi Berisha. Dua të theksoj se dy ditë para zgjedhjeve u falën dy miliardë euro gjoba dhe kamata, dhe u dhanë lekë për të marrë votën e 7,600 pensionistëve. Bandat nga sollën në parlament 28 deputetë. Shpreh mirënjohje për 300 vëzhguesit nga 10 vende që firmosën 3 raporte të OSBE-ODIHR, Këshillit të Europës dhe Parlamentit Europian. Fitorja do të ishte e PD-së; ne do t’ju nxjerrim nga pushteti dhe PD do të rikthejë votën e lirë”, tha ai.
Ndërsa gjatë fjalës së tij kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, pyeti se pse Partia Demokratike nuk u votua nga diaspora e cila sipas tij votoi masivisht në favor të PS-së dhe jo PD-së, ndërkohë që kjo e fundit pretendon se vullneti i votuesve që jetojnë në Shqipëri u përthye me mekanizma të ndryshëm si përdorimi i administratës, falja e gjobave apo blerja e votës.
Ish-ministri i Brendshëm dhe deputeti socialist Ervin Hoxha tha se Partia Demokratike i mëshon pretendimit se zgjedhjet u vodhën, për të mos pranuar se, në sytë e votuesit shqiptar, ende nuk ka një alternativë qeverisëse për vendin.
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë
Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)
- 13:11 “U përpoqa,” Neymar pas humbjes ndaj Norvegjisë njofton mbylljen e karrierës me Brazilin
- 12:54 Eliminimi nga Kupa e Botës, Carlos Queiroz jep dorëheqjen nga posti i trajnerit të Ganës
- 12:44 Ministri Hereu: Spanja pritet të tërheqë 100 milionë turistë këtë vit
- 12:29 Victoria Beckham synon një tjetër sukses, gati të hyjë në industrinë e luksit për shtëpinë
- 12:19 UEFA shpërthen ndaj FIFA-s: Vendim i paprecedent për Balogun, rrezikon integritetin e Botërorit 2026
- 12:07 Kosova sekuestron asete në vlerë 1 milion euro të një rrjeti të trafikimit të drogës