“Momenti kur po rikrijohet bota”, Diplomati Bimo analizon Bordin e Paqes
Roland Bimo, ish-ambasador i Shqipërisë në SHBA, ka folur lidhur me Bordin e Paqes, ku presidenti amerikan ka formuar këtë trup këshillues për Gazën, si pjesë e fazës së dytë të armëpushimit të arritur mes Izraelit dhe militantëve palestinezë të grupit Hamas.
Në analizën e tij, Bimo e cilëson këtë nismë si një moment kyç në riformatimin e rendit ndërkombëtar.
Më tej, ai vë në dukje rëndësinë se edhe vende të vogla si Shqipëria të jenë të pranishme dhe të përgatitura seriozisht në diskutime të tilla të ndjeshme.
Mbi të gjitha, ish-ambasadori shprehet se duhet të dimë se për çfarë bëhet fjalë në Bordin e Paqes, në mënyrë që të jepet nje kontribut sa më real.
“Trump ka marrë iniciativën për Bordin e Paqes, është momenti kur po rikrijohet bota. Mirë është të jemi. Edhe sikur po të mos ishim ftuar, duhet të bënim çfarë të mundim për të qenë prezent.
Pavarësisht se ne jemi një kokërr rëre në oqean, për shkak edhe të peshës ekonomike, politike apo kulturore.
Nga ana tjetër, duhet të jesh serioz, edhe për atë se për çfarë po diskutohet dhe propozohet. Është delicate tema. Duhet të dimë për çfarë bëhet fjalë dhe të japim nëj kontribut real.
Bordi i Paqes është një lloj rikrijimi i Kombeve të Bashkuara. Po të vijë puna te qëndrimet e Shqipërisë, një vend si ne që s’ka asnjëlloj koeficenti në përkrahjen që i ka bërë Izraelit për atë se çfarë ka ndodhur në Gaza…
Izraeli thishte se vendet e vogla duhet të jenë të përgatitura se çfarë mund ti gjejë. A jemi ne të përgatitur se çfarë mund të na gjejë me një rast të ngjashëm?
Shtetet e vogla mund të përballen me lloje të ndryshme situatash.
Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
“5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
“PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit