“Mos bëj zhurmuesin”, Lapaj përplaset me Këlliçin: Keni frikë nga gara

26 Shtator 2022 | 21:32

Aktivisti Adriatik Lapaj, është përplasur me deputetin e PD-së Belind Këlliçi, për hapjen e garës brenda kësaj force politike.

Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Lapaj tha se një opozitë nuk duhet të ketë frikë nga hapja e garës, deklaratë e cila u kundërshtua nga Këlliçi.

Ky i fundit i kërkoi ta diskutonin këtë temë, ndërsa Lapaj i kërkoi që të mos bënte zhurmuesin.

Pjesë nga debati:

Adriatik Lapaj:  Duhet hapja e garës, nuk duhet kurrë që një opozitë të ketë frikë nga hapja e garës. Në momentin që një opozitë ka frikë nga gara.

Belind Këlliçi: Ku e sheh frikën?

Adriatik Lapaj: Më lërë ta mbaroj

Belind Këlliçi: Ma thuaj këtu, më ke në studio.

Adriatik Lapaj: Duhet të jetë ha[ja e garës në çdo nivel. Hapja e garës bëhet përmes ligjit elektoral. Duhet që vota të ketë barazi, si në Kukës, si në Sarandm e si në Tiranë.

Belind Këlliçi:Temë diskutimi për reformën zgjedhore

Adriatik Lapaj: Më lërë ta mbaroj, këta e kanë mbajtur peng, s’kam qenë unë deputet. Duhet të hapet gara.

Adriatik Lapaj: Ti në opozitë më bën zhurmuesin, imagjino të jesh në pushtet.

Belind Këlliçi: Zhurmuesin po e bën ti se unë po rri i qetë. Janë të gjitha të pavërteta

Adriatik Lapaj: Jo pra jo

Belind Këlliçi: Po del që fajin e ka opozita, hajde ta diskutojmë

Adriatik Lapaj: Më lërë të mbaroj s’kemi ça diskutojmë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026