“Mos bini pre e skemave piramidale online”, apeli i policisë: Rrezik mashtrimi masiv

18 Shtator 2025 | 14:12

Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar ku i bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal për të mos rënë pre e mashtrimeve online, të cilat prezantohen si mundësi investimi me fitim të shpejtë, kryesisht në formën e skemave piramidale dhe investimeve në kriptomonedha.

Në njoftim thuhet se Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Policinë dhe me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, po vijojnë hetimet e thelluara në kuadër të operacionit “XUEX”, për zbardhjen e plotë dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë ligjore, të autorëve dhe agjentëve që kanë organizuar skema mashtruese të firmave piramidale online.

Gjithashtu, po vijon ndjekja dhe dokumentimi i lëvizjeve të kriptovalutave të përdorura në këto aktivitete kriminale.

“Pavarësisht reagimit të policisë dhe goditjes së këtyre skemave mashtruese, grupet kriminale po përpiqen të përdorin forma të reja mashtrimi online për të përfituar në mënyrë të kundërligjshme. Në këtë kontekst, është konstatuar se në platforma komunikimi si “Viber”, “Telegram” dhe të ngjashme, po qarkullojnë grupe që ofrojnë “mësime falas” mbi funksionimin e kriptomonedhave. Qëllimi i tyre i vërtetë është të fitojnë besimin e qytetarëve dhe më pas t’i nxitin ata të investojnë në platforma mashtruese”, thuhet në njoftim.

Policia e Shtetit fton të gjithë qytetarët që kanë humbur para, duke investuar në platforma si “Xuex”, “Txex” apo të tjera të ngjashme, të paraqiten në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, si dhe në sektorin për Hetimin e Krimit Kibernetik në çdo drejtori vendore të Policisë, për të denoncuar rastet.

“Denoncimet tuaja janë thelbësore për dokumentimin e plotë të këtyre aktiviteteve dhe për mbrojtjen e qytetarëve të tjerë, që të mos bien pre e mashtrimeve të tilla dhe të çdo forme tjetër mashtrimi online”, njofton policia.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet me armë zjarri 50-vjeçari në Vorë (EMRI)

Një ngjarje e rëndë kriminale është regjistruar pas mesnatës në fshatin Bërxullë, në Vorë, ku një 50-vjeçar ka mbetur i vrarë nga të shtënat me...
08:10 | 12/07/2026

Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur

Një i afërm i viktimës që u vra këtë të shtunë në Shkodër ka folur për mediat. Mark Koçeku ka deklaruar se viktima Aleksandër Koçeku kishte...
22:50 | 11/07/2026

“Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë pamje nga konceri “YE” i Kanye West në Kashar. Rama shkruan se në këtë koncert...
22:29 | 11/07/2026