‘Mos e banalizo debatin’, Godole përplaset me Bushatin për dosjet

5 Shtator 2022 | 22:25

Drejtoresha e Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë, Jonila Godole ka debatuar me analistin Andi Bushati në lidhje me ligjin e lustracionit, për dekomunistizimin në politikë.

Të ftuar në emisionin “Now” në “Euronews Albania”, Godole i ka kërkuar Bushatit që të  mos e banalizojë çështjen e dosjeve.

Godole u shpreh se kjo ëshë diçka shumë serioze, pasi për 45 vite shoqëria shqiptare mbajti në këmbë një diktaturë.

“Të kam kërkuar me shumë mirësjellje të mos e banalizosh këtë gjë. Mos e banalizo çështjen e dosjeve, sepse jemi ajo shoqëri që kemi mbajtur një diktaturë në këmbë për 45 vite dhe do mbajmë edhe një diktaturë të re, për 45 vite ose më shumë’, deklaroi ajo.

Ndërsa, Bushati nënvizoi se çështja e dosjeve po bëhet për sulme politike.

“Ka hedhur budallai gurin në lumë. Thotë se doli një e-mail që unë do shpall spiun Ilir Metën. Unë jam për të denoncuar këtë gjë”, theksoi analisti Bushati.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026

“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje

Blendi Gonxhja, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë të enjte në Now mbi protestën qytetare. Përfaqësuesi i qeverisë ka bërë një kronologji...
22:02 | 02/07/2026

Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia

Blendi Gonxhja, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë mbrëmje në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania në lidhje me protestën qytetare...
21:41 | 02/07/2026