“Mos recito vjersha pushteti”, Skënderi përplaset me gazetaren

20 Dhjetor 2022 | 22:32

Artisti Arben Skënderi u përplas me gazetaren Zefina Hasani për festivalin e këngës në emisionin Now në Euronews Albania.

Emrat që po organizojnë festivalin, sipas Hasanit, janë të gjithë emra të njohur dhe shumë të aftë, që nga Shpëtim Saraçi e deri tek Arbana Osmani.

Kjo solli reagimin e Skënderit, që e cilësoi jo të mençur përmendjen e emrave, teksa i kujtoi gazetares se Shpëtim Saraçin e hoqën nga puna në RTSH para 4 vjetësh.

“E kam shumë problem të flasim me emra se unë i kam shumë miq dhe kolegë; meqë more Shpëtim Saraçin, po mos ta kishin hequr nga puna para 4 vjetësh. Ti e do të më çosh tek emrat, nuk po flet fare mençur. Pse Vera Grabocka e RTSH ishte? Janë interesa personale, do menaxhohen nja 300 mln lekë dhe kush të përfitojë. Mos i recitoni njerëzve vjersha pushteti, tregojini siç është realitetin”, tha Skënderi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti

Petagogu dhe aktivisti, Ervin Goci i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka kritikuar mënyrën se si u...
22:25 | 27/07/2026

“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile

Analisiti Artan Hoxha i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me miratimin e marrëveshjes së...
22:03 | 27/07/2026

“Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit

Një incident është regjistruar këtë të hënë ku një punonjëse e Kuvendit është rrëzuar nga shkallët teksa po ndiqte deputetin dhe kreun e Partisë Mundësia,...
21:41 | 27/07/2026