“Mos t’i hedhim benzinë zjarrit”, Julian Zyla: Po e nxirrni Ramën jashtë kontekstit

26 Qershor 2023 | 22:50

Eksperti i komunikimit Julian Zyla i ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin” ka debatuar me anëtarin e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Elvis Hoxha në lidhje me deklaratat e kryeministrit Rama.

Hoxha i ka quajtur ato deklarata skandaloze dhe në shërbim të Vuçiç, ndërsa Zyla tha se shpesh ato  kanë qenë të nxjerra nga konteksti, pasi sipas ekspertit të komunikimit kryeministri ka thënë të njëjtën gjë që ka thënë Bashkimi Europian dhe Amerika.

“Dua të them se shpesh herë Rama ka qenë thjesht i nxjerrë jashtë kontekstit, edhe në rastin kur tha “mos të kthehemi pas në histori”, Rama e ka pasur në kontekstin që nuk duhet të mbetemi peng i armiqësive të vjetra e “mos t’i hedhim benzinë zjarrit”, por duhet të kërkojmë zgjidhje të reja.

Këtë nuk e ka thënë vetëm Rama por e ka thënë edhe Europa edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por kur e thonë ata ju jeni dakord”,-tha Julian Zyla.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026

Raiffeisen Bank Shqipëri është vlerësuar me tre nga çmimet më prestigjioze ndërkombëtare të industrisë bankare në kuadër të Euromoney Awards for Excellence 2026, duke u...
14:09 | 17/07/2026

Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një takim me aktorë të sipërmarrjes dhe sistemit bankar në vend, për të promovuar dhe diskutuar ecurinë e...
14:04 | 17/07/2026

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla

Kryeministri Edi Rama foli këtë të premte në prezantimin e programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, të cilin e cilësoi si programin më ambicioz të mbështetjes së...
13:02 | 17/07/2026