“Mos votoni parti shqiptare!” Lika: Po bëjnë thirrje kundër nesh në Mal të Zi

9 Qershor 2023 | 12:01

“Po bëhet thirrje të mos votohen partitë shqiptare”-kështu tha Ilimra Lika ishte e ftuar në një intervistë në Euronews Albania këtë herë jo si gazetare, por si kandidate për deputete në Malin e Zi.

Ajo foli rreth mënyrës se si po përfaqëson kandidatët shqiptarë tashmë të futur edhe në listat e partive malazeze dhe si po ndikon kjo në përçarjen e elektoratit.

Partitë shqiptare në Malin e Zi marrin pjesë në 3 koalicione të ndryshme, gjë që sipas Likës sjell një përçarje shumë të madhe të elektoratit shqiptarë, duke penguar kështu që ata të përfaqësohen sa më mirë.

“Ajo që është më e keqja është se partitë qytetare e kanë humbur elektoratin e tyre në territorin e Mlait të zi në masë të madhe e tashmë po i kthehen elektoratit shqiptar. Në këtë kontekst ndodh për herë të parë që nga lëvizja e foltoreve qytetare po bëhet thirrja mos votoni parti shqiptare.

Kjo ndodh për herë të parë dhe këto janë gjëra që vrasin inteligjencën tonë si popull se në këtë formë ne po asimilohemi dhe po e humbim vetë identitetin, por po e humbim me dorën tonë duke vendosur njerëz të cilët nuk e di se pse po e bëjnë gjithë këtë.

Mund të shikohet edhe në statuset e tyre se gjuha shqipe është më pak e përfaqësuar se gjuha malazeze, ndërkohë që jemi ne ata që duhet të ruajmë gjuhën dhe kombin”,-tha gazetarja Ilmira Lika.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026