Mosbetimi i gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, reagon Delegacioni i BE-së

27 Tetor 2025 | 12:02

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë ka reaguar për “Euronews Albania”  lidhur me mosbetimin nga presidenti të gjyqtarit të zgjedhur të Gjykatës Kushtetues, Asim Vokshi. Ai është zgjedhur nga Gjykata  e Larte, si institucion emertese, që prej 30 shtatorit por ende nuk është thirrur për betim, çka zyrtarizon dhe nisjen e detyrës si gjyqtar i Gjykatës Kushtetues.

Delegacioni i BE në reagim thekson se nxisin institucionet të veprojnë menjëherë për të plotësuar pozicionin e lirë. Sipas tyre një zgjidhje e shpejtë dhe e drejtë e çështjes do të kontribuojë për forcimin e besimit të publikut.

“Delegacioni i BE-së në Shqipëri nënvizon rëndësinë e respektimit të procedurave ligjore, zgjidhjes të mosmarrëveshjeve me mjete ligjore dhe ruajtjes së besimit te sistemi gjyqësor i reformuar.

Pas propozimit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për kandidatët për pozicionin e lirë në Gjykatën Kushtetuese, përzgjedhjes nga organi emërues – Gjykata e Lartë – dhe më pas apelimit, tani çështja është në fazën përfundimtare të shqyrtimit gjyqësor.

Autoriteti i institucioneve gjyqësore përcaktohet në Kushtetutë dhe gjithë individët kanë të drejtën e një shqyrtimi të drejtë ligjor përmes procedurave të duhura ligjore. Ne i nxisim të gjitha institucionet të veprojnë menjëherë për të plotësuar pozicionin e lirë. Një zgjidhje e shpejtë dhe e drejtë e çështjes kontribuon për forcimin e besimit të publikut,” shkruhet në reagim.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës

Policia e Durrësit ka vënë në pranga mbrëmjen e djeshme një 45-vjeçar me precedent të theksuar në fushën e vjedhjeve, i cili theu masën e...
11:00 | 15/07/2026

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026

E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë

Erisa Fero ka fituar sot lirinë nga burgu i grave në Pojskë, pasi përfitoi nga amnistia penale. Ajo u arrestua në dhjetor të vitit 2022,...
10:23 | 15/07/2026