Moti dhe çmimet tërheqin pensionistët italianë të jetojnë në Vlorë
Me hyrjen në fuqi të ligjit për pajisjen me leje qëndrimi të shtetasve të huaj në moshë pensioni të cilët kanë të ardhura vjetore 10 mijë euro ( 12 milionë lekë), çdo ditë në zyrën e emigracionit pranë Drejtorisë së Kufirit në Vlorë paraqiten 2-3 pensionistë italianë për t’u pajisur me leje qëndrimi.
Çmimet e ulëta, por edhe klima po tërheqin gjithnjë e më shumë fqinjët e moshës së tretë.
“Kam ardhur nga Italia për të jetuar këtu, për të zbuluar Shqipërinë, Vlorën dhe për të jetuar në qetësi. Kam provuar të jetoj në vende të tjera dhe ose për çmimet, ose për klimën ose për komplikacionet politike kam thënë jo, sepse nuk më intereson dhe dua të jetoj në qetësi dhe të shijoj pensionin. Këtu shoh njerëz të qetë. Italianët e tjerë që janë këtu janë të kënaqur dhe nuk kam parë ende asgjë negative”, thotë një pensionist.
Jashtë kamerave pensionistët shprehen se shpresojnë që fluksi i lartë të mos krijojë abuzime me çmimet e qirave të shtëpive, pasi kjo do t’i detyronte të largoheshin.
Sipas zyrës së emigracionit qysh prej daljes së ligjit më shumë se 70 pensionistë të kombësisë italiane janë paraqitur pranë kësaj zyre ndërsa prirja është në rritje.
LEXONI GJITHASHTU:
“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia
Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia