Moti keq, ministria e Mbrojtjes raporton gjendjen: Ja situata në bashkitë e vendit

18 Nëntor 2025 | 18:49

Ministria e Mbrojtjes ka raportuar lidhur me situatën në bashkitë vendit pas reshjeve të shiut ku janë krijuar problematika në disa zona. Ministria thekson se strukturat e emergjencave civile, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, janë angazhuar për të ndihmuar qytetarët.

Për shkak të pranisë së ujit në banesa, është kryer evakuimi i një familje prej 5 anëtarësh nga ekipet e Forcave të Armatosura në fshatin Dukagjin i Ri, Thumanë. Në Zejmen, si pasojë e vërshimit të përrenjve të Prullit dhe Pllanës, ka prani uji në 4 banesa. Banorët janë akomoduar përkohësisht nga strukturat vendore. Forcat e emergjencave kanë kryer tërheqjen e ujit dhe pastrimin fillestar të ambienteve të prekura.

Po vijon puna në terren për eliminimin e pasojave të reshjeve në njësitë Sukth, Katund i Ri dhe Ishëm. Niveli i ujit në lumenjtë Erzen dhe Ishëm është brenda kuotave normale. Hidrovorët e Porto Romanos dhe Hamallaj vijojnë punën me kapacitet të plotë.

Në qarkun e Dibrës situata paraqitet e qetë, përveç mungesës së energjisë elektrike në njësitë Kala e Dodës, Sllovë, Zall Dardhë, Reç, Lurë dhe pjesërisht në Arras e Fushë Çidhën. Në Kurbin vijon puna për normalizimin e situatës në Mamurras dhe fshatrat Gjorëm, Zhejë dhe Fushë Mamurras. Në fshatin Shpërdhe, rruga është dëmtuar nga ujërat e lumit Droje.

Puna vijon edhe në segmentin Skuraj-Gallatë-Vinjollë, i cili mbetet i bllokuar për shkak të dëmtimit të urës mbi lumin Vinjollë. Nivelet e ujit në lumenjtë Drin dhe Mat janë brenda kuotave.

Në qarkun e Kukësit ka rënie inertesh në disa akse rrugore, dhe kompanitë kontraktore po punojnë për pastrimin e tyre. Segmenti Vranisht-Fajza është dëmtuar si pasojë e reshjeve.

Në Shkodër vijon pastrimi i inerteve në segmentin Gimaj–Bregu i Lumit nga trupat e FA dhe punonjësit bashkiakë. Segmenti Ndërlysë–Breg Lumi mbetet i bllokuar; po punohet për hapjen e tij.

Në qarkun e Elbasanit nuk ka raportime për problematika, përveç rënies së inerteve në segmentet Elbasan–Librazhd dhe Elbasan–Rrogozhinë, të cilat po pastrohen nga operatorët e mirëmbajtjes.

Ekipet e OSHEE po punojnë për rikthimin e energjisë në disa fshatra të Rubikut, në fshatrat Torocish, Kukës, Berishë dhe Lekbibaj të Tropojës, në njësitë Kurvelesh, Zagori, Luftinjë dhe Dropull i Poshtëm dhe disa njësi administrative të Qarkut Korçë. Në qarqet e tjera të vendit nuk raportohen problematika.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bashkitë mblodhën 81 mln euro nga taksat e pronave, gjysmat vetëm në Tiranë

Taksa mbi pasuritë e paluajtshme është një e ardhur e rëndësishme për financat e pushtetit vendor.  Gjatë vitit 2025, 61 bashkitë e vendit arkëtuan rreth...
18:47 | 14/07/2026

Bashkia Pogradec përfiton një mjet të ri zjarrfikës dhuratë nga qyteti i Wismarit në Gjermani

Bashkia e Pogradecit ka përfituar një mjet të ri zjarrfikës, dhuratë nga Bashkia e Wismarit në Gjermani, me të cilën prej vitesh ka marrëdhënie binjakëzimi...
18:43 | 14/07/2026

INSTAT: Gratë po plaken më shpejt se burrat, mosha mediane e tyre është 45 vjeç, e burrave 43 vjeç

Gratë shqiptare po plaken më shpejt se burrat, ndërsa Shqipëria po përballet me një ndryshim të thellë demografik. Të dhënat e INSTAT tregojnë se në...
18:34 | 14/07/2026