Muça zbulon “ultimatumin” e Ramës për socialistët: Kanë kohë deri më 15 mars

11 Shkurt 2024 | 20:28

Gazetari Flogert Muça në emisionin “Review” në Euronews Albania, ka komentuar mbledhjes e Asamblesë së PS-së që u zhvilluar për 5 orë.

Ai theksoi se mbledhja ishte teknike, ndërsa shtoi se kreu i qeverisë Edi Rama iu ka bërë ultimatum socialistëve  për organizimin  e organizatave të PS dhe për këtë gjë ju ka lënë afat deri më datë 15 mars.

“Mbledhja ishte teknike. Rama nuk ka pranuar të jetë vetëm drejtuesi i qarkut, por kanë qenë  dhe tre anëtarë asambleje që kanë raportuar për çdo qark. Rama bën për sondazhe për çdo çështje. Rama shkon te problemi para se të shkojë opozita. Sot ju ka marrë gjak në vetull të tijve për organizimin e organizatave të PS, dhe ju ka lënë afat deri në 15 mars që të bëhet konfigurimi i çdo organizate. Do bëhet votimi një anëtar një votë për delegatët e kongresit. Ai ka marrë një pasqyrë se ku është organizimi i PS në të gjithë Republikën e Shqipërisë”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026