Muller parakalon Toni Kroos, bëhet lojtari me më tepër trofe të fituar në karrierë
Kur u duk se karriera e tij ishte në fund, Thomas Muller duket se ka ende për të dhënë në futboll, megjithse në një ligë jo kompetitive si ajo kanadeze.
Ish-futbollisti që gjithë karrierën e ndërtoi dhe më pas zhvilloi në Mynih me Bayernin arriti të sigurojë trofeun e parë me Vancouver Whitecaps, duke u shpallur kampion me ekipin e tij. Ky ishte trofeu i 35-të në karrierën e 36-vjeçarit, i cili vendos një rekord sa i përket futbollistëve gjermanë.
Konkretisht Muller bëhet lojtari gjerman me më tepër trofe të fituar, 35 të tillë, duke lënë pas Toni Kroos, që ka 1 më pak, por deri pak orë më parë ishin në barazim. Në ndeshjen e fundit ai ishte protagonist ku realizoi gol me penallti, si dhe asistoi për një prej shokëve të skuadrës, ndërsa në fund shifrat ishin 4-2.
Muller ka zhvilluar një karrierë fantastike e të suksesshme, kulmuar me kupën e botës 2014 të cilën arriti ta fitojë me panzerat. Tripleta me Bayernin e Mynihut po ashtu nuk ka munguar, por dhe 13 tituj kampion në Bundesligë. Largimi i tij për herë të parë nga Mynihu u bë në verë, ku drejtuesit vendosën ta largojnë për shkak të moshës, me këtë të fundit që zgjodhi Kanadanë.
Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor
Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, Balla nga Kuvendi: E papërgjegjshme dhe indinjuese
- 11:39 Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor
- 11:29 Të rrethuar nga zjarri, ekipi i trenit në Kanada rrezikon jetën nga flakët (VIDEO)
- 11:20 ICE arreston 238 emigrantë në një operacion njëditor në Teksas
- 10:55 Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)
- 10:51 Vance e pranon: Administrata Trump keqmenaxhoi publikimin e dosjeve të Epstein
- 10:46 Trump: Irani liroi një shtetase amerikane të burgosur që prej dhjetorit 2024