English

“Mund t’i heqin edhe telefonin”, Dash Sula: Masa ndaj Berishës e tepruar

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Deputeti i PD, Dash Sula e cilësoi të tepruar kërkesën e SPAK për arrest shtëpie për Sali Berishën, shoqëruar me masa të tjera shtesë si prania e një polici apo heqja e të drejtës për të komunikuar me njerëz të tjerë veç familjarëve.

- Advertisement -

Sipas Sulës, ka raste të ngjashme që akuzohen edhe për vepra më të rënda dhe janë pa masë sigurimi.

“U bë kërkesa për arrestin në shtëpi, kërkesa për policë jashtë dere është e tepruar. Si mund të ndodhë që mos të kesh të drejtë të takosh vajzën tënde, mbesën tënde? Për mua është e tepruar kërkesa e SPAK. Ata mund t’i heqin edhe telefonin, edhe Facebook. Ka raste të ngjashme që edhe për vepra më të rënda janë pa masë sigurimi. Ke ish-ministra me një akuzë shumë më ë rëndë, me dëm ekonomik miliona euro. Do isha shumë dakord që nëse Berisha do akuzohej për një vepër të rëndë, si koncesionet që kanë sjellë një dëm shumë të madh shtetit, do kishim një qasje tjetër”, tha Sula.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?